Ditëlindja e Lori Hoxhës: Sara merr vëmendjen në festë me pamjen e saj
Ditën e djeshme trashëgimtarja e Top Medias dhe blogerja e njohur, Lori Hoxha festoi 27-vjetorin. Në ditën e saj të veçantë, Lori organizoi një super festë, ku ishin të ftuar miqtë e saj më të afërt.

Lori fillimisht u shfaq me një fustan të zi lëkure e më pas me një veshje ekstravagante me fund rozë dhe pjesën lart me gura.

Mirëpo prisni se nuk keni parë ende veshjen e Sarës. Kjo e fundit ka postuar sot një foto nga festa ku shfaqet në super formë.

Me veshjen që shkëlqen e gjitha, flokët gjysmë të kapur dhe e kuruar Sara ka marrë vëmendjen e të gjithë ndjekësve, të cilët e kanë komplimentuar me komente të shumta.


