Ditëlindjen me shoqet e mamit? Po që qenka super qejf
Marina, vajza e Eli Farës ka festuar ditën e lindjes dhe pamjet nga festa i ka publikuar vetë ajo, por edhe e ëma. Krahas urimit për vajzën e saj të vetme, këngëtarja e njohur ka treguar se ndër të ftuarit në festën surprizë ishte edhe Aurela Gaçe, mikeshë e ngushtë e saj. Sigurisht edhe shoqëria e Marinës.

Si shkoi ditëlindja? Me shumë muzikë dhe këngë labe. Në videot e publikuara online, Eli dhe Aurela i thurin këngë me iso Marinës dhe duket që argëtimi ka arritur majat. Ku ka më mirë se të festosh me muzikë shqiptare dhe këngët të jenë dedikim special për ty. Po që nuk qenka keq të festosh me shoqet e mamit?!

