Divorci i pashmangshëm. Kim dhe Kanye po ndajnë pasurinë dhe kujdestarinë
Ishte vetë Kanye që bëri disa postime gjatë vitit të kaluar ku kërkonte të ndahej nga gruaja, pastaj të tjerë ku e donte. Të gjitha u justifikuan si një sjellje bipolare dhe u tha se në fakt kjo është diagnoza nga e cila Kanye vuan.
Së fundmi, burime të afërta pranë çiftit thonë se martesa 6-vjeçare ka marrë fund. Këtë herë është Kim që po përgatit kërkesë-padinë. Të dy po flasin në lidhje me ndarjen e kujdestarisë së fëmijëve dhe ndarjen e pasurisë. Thuhet se ata nuk jetojnë më bashkë.
Kanye prej një viti jeton në fermën 14 milionë dollarëshe, kurse nga ana tjetër Kim ka punësuar Laura Ëasser si avokate.
Që situata mes tyre nuk ishte mirë dukej prej kohësh. Në daljen e parë publike gjatë fushatës për President, Kanye tha se Kim kishte konsideruar ta abortonte vajzën e madhe North.

