Djali 13 vjeç i iku nga shtëpia dhe s’u kthye më, nëna shkon e alarmuar në polici

TIRANË-Një nënë ka denoncuar zhdukjen e djalit të saj 13 vjeç.

Në denoncimin e saj në polici ajo ka bërë më dije se i  biri është larguar nga shtëpia ditën e djeshme dhe nuk është kthyer më.

Më datë 13.02.2022, shtetasja A. U., 38 vjeçe, ka kallëzuar se djali i saj, shtetasi S. U., 13 vjeç, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Punohet për gjetjen e 13-vjeçarit”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share With:
Translate »
306 Views