Djali 7-vjeçar që jeton në strehë i shkruan një letër zemërthyese “Babagjyshit”
Kur 7-vjeçari Blake shkroi një letër vjetore për Santa këtë javë, ai me siguri nuk priste që fjalët e tij të lexoheshin nga mijëra njerëz në të gjithë vendin.
Por mamaja e tij e vuri re letrën në çantën e tij te shpinës dhe e ‘goditi’ aq shumë saqë streha për të dhunuarit në familje ,ku ata po qëndrojnë e postoi në faqen e tyre në Facebook.
I dashur Santa,
Na u desh të largoheshim nga shtëpia jonë. Babai u nxeh. Na duhej të bënim të gjitha punët. Babi mori gjithçka që donte. Mami tha se ishte koha për t’u larguar dhe ajo do të na çonte në një vend më të sigurt ku nuk duhet të frikësohemi. Unë jam ende nervoz. Nuk dua të flas me fëmijët e tjerë. Do të vish këtë Krishtlindje? Ne nuk kemi asgjë nga gjërat tona këtu. A mund të sillni disa libra me kapituj, një fjalor dhe një busull dhe një orë? Unë gjithashtu dua një baba shumë shumë të mirë. A mund ta bësh edhe këtë?”
Letra e tij u bë virale, duke prekur zemrat.
“Nuk e kemi parashikuar kurrë se do të merrte atë lloj vëmendjeje që ka marrë,” tha Kathryn Jacob, presidentja dhe CEO e strehës jofitimprurëse “SafeHaven”