Djali i Almeda Abazit i nënshtrohet një operacioni

Djali i Almeda Abazit dhe aktorit Tolgahan Sayışman, Efehan, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Stamboll.

Sipas “2.Sayfa”, djali 5-muajsh i çiftit të njohur është futur në sallën e operacionit për heqjen e një kisti në kokë. Fatmirësisht, gjithçka ka shkuar sipas parashikimit dhe gjendja shëndetësore e të voglit raportohet të jetë e mirë.

Megjithatë sipas informacioneve të transmetuara në “Kanal D”, pritja për daljen nga salla e operacionit ka qenë tepër e vështirë si për Almedën, e cila vazhdimisht qante, ashtu edhe për Sayisman, që dukej tepër i tensionuar.

Share With:
Translate »
1469 Views