Djali i biznesmenit të njohur i jep fund beqarisë me vajzën e gjyqtarit
Një tjetër dasëm duket se do të organizohet së shpejti në Tiranë, pasi djali i biznesmenit të njohur Agron Xheko, Ergys Xheko i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me vajzën e gjyqtarit Artan Broci, Andian.
Çifti i cili prej vitesh menaxhojnë së bashku një hotel të njohur në kryeqytet, kanë vendosur të kurorëzojnë lidhjen e tyre në fejesë me një ceremoni mjaft elegante, ku të ftuar kanë qenë vetëm miq e familjarë.
Agron Xheko është themeluesi i resortit “Xheko Imperial Luxury Boutique Hotel”.
