Djali i Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit ka ditëlindjen, urimi i ëmbël i këngëtares: “Azgan i nënës…dielli im”
Djali i kantautorit Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçit feston sot ditëlindjen. Ai mbush sot 23 vjeç dhe një urim publik nuk mund të mungonte nga e ëma.
Këngëtarja e njohur ka publikuar një foto të tij të viteve të fundit dhe një tjetër kur ai dhe e motra kanë qenë të vegjël.
“Gëzuar ditëlindjen Azgani i nënës. Mirësia, mençuria jonë ti. Gëzuar ditëlindjen dielli im. Gëzuar ditëlindjen i vogli im. Qofsh i lumtur dhe i realizuar”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram, ku ka marrë edhe shumë urime.
Një urim ka ardhur edhe nga e motra, Era. “Gëzuar ditëlindjen shpirti i motrës”, shkruan Era krah videos ku Drini i bie piaos.