Djali i prezantueses italiane u kërkon 1 mln euro shqiptarëve dhe shokëve të tyre

Nicolo Betarini, djali i prezantueses së njohur italiane Simona Ventura dhe e i ish-futbollistit Stefano Bettarini është pl agosur 11 herë  nga 4 persona, 2 prej të cilëve janë shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur me 1 korrik 2018 dhe autorët tashmë ndodhen përpara organit të akuzës. Mediat fqinje raportojnë se Nicolo Betarini kërkon 1 milionë euro dëmshpërblim ndaj 4 autorëve të p lagosjes së tij.

Dy prej të tyre janë shtetasit shqiptarë Albano Jakaj 24 vjeç e Andi Arapi 29 vjeç dhe dy të tjerët janë identifikuar si shtetasit Alessandro Ferzoco, 23 vjeç e 29 vjeçari Davide Caddeo me precedent penal e anëtar i tifozerisë ultra të Interit.

Avokatja Alessandra Calabrò, në emër të klientit të saj, ka kërkuar 1 milionë euro dëmshpërblim së bashku me kërkesën e prokurorit të çështjes i cili ka kërkuar 10 vite heqje për të katërt të akuzuarit.

Share With:
Translate »
539 Views