Djali i Richard Gere rrëmben vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia. Të gjithë vunë re një gjë

Richard Gere mori pjesë në premierën e Wolfs të Festivalit të Filmit të Venecias 2024 me djalin e tij Homer dhe gruan Alejandra Silva. Treshja dukej bukur, ama vëmendjen e mori të gjithën Homeri.

Ylli i Pretty Woman dhe djali i tij 24-vjeçar shfaqën me besim hijeshinë e tyre në tapetin e kuq. Richard dhe Homeri ishin veshur njësoj, me një kostum të zi elegant, të kombinuar me një këmishë të bardhë dhe papijon të zi.

Djali i Richard Gere rrëmben vëmendjen në Festivalin e Filmit

Gruaja e Geres, 41-vjeçarja Alejandra, e cila u martua me aktorin në vitin 2018, dukej mahnitëse me një fustan të bardhë të thjeshtë, por elegant, të shoqëruar me sandale të bardha. Nëna e Homerit, Carey Lowell, është një ish-modele dhe aktore. I riu u quajt Homer për nder të gjyshit të tij, babait të Richardit, dhe iu dha emri i mesëm tibetian “Jigme”. Ylli i filmit dhe Lowell u martuan në vitin 2002, por u ndanë në vitin 2013 pas 11 vitesh së bashku. Fansat në internet mbetën të habitur me pamjen e bukur të Homerit dhe qetësinë e tij në tapetin e kuq, ku ai u pa i relaksuar dhe duke dhuruar buzëqeshje të mëdha para kamerave. Një person theksoi: “Djali i tij është i mrekullueshëm”.

Djali i Richard Gere rrëmben vëmendjen në Festivalin e Filmit

Shumë njerëz menduan se djali i Geres nuk i ngjan aspak babait, por nënës. Ndërsa një fans bërtiti: “Uau, është djali i tij? Ata nuk ngjajnë fare.” Një tjetër shtoi: “Homeri është një djalë i ri, i bukur dhe i ngjan shumë nënës së tij. Richard Gere ishte i mrekullueshëm kur ishte më i ri dhe ende duket i pashëm tani që është 75 vjeç”.

Djali i Richard Gere rrëmben vëmendjen në Festivalin e Filmit

Nuk mund të pajtoheshim më shumë, kjo dyshe babë-bir është tepër e lezetshme dhe simpatike. Mezi presim të shohim më shumë nga Homeri në të ardhmen.

Share With:
Translate »
54 Views