Djali i saj vrau veten, këngëtarja shkon me kostum ngjyrë rozë në funeral
Sinead O’Conner nderoi djalin e saj të ndjerë, Shane O’Conner, në furneralin e tij, duke veshur ngjyra të ndezura.Këngëtarja mbajti një shërbim hindu në shtëpi të shtunën për djalin e saj, ku morën pjesë rreth 50 persona, përfshirë babanë e tij Donal Lunny, raporton Daily Mail.
“Sapo i thamë lamtumirë engjëllit tonë të bukur, Shaney. Ceremoni shumë e bukur hindu. Shane do ta ketë pëlqyer atë, “tha ajo.
Sinead konfirmoi të shtunën e kaluar se Shane, të cilin ajo e përshkroi si “dritën e jetës së saj”, kishte vrarë veten pasi u arratis nga spitali, në të cilin po trajtohej për probleme të shëndetit mendor.
