Djali i Schumacher fiton garën e parë në pistën ku i ati fitoi 4 herë

Mick Schumacher, djali i kampionit të garave të Formula 1 Michael Schumacher shënon fitoren e tij të parë në Formula 2 në pistën e Hungarisë këtë të dielë.  20 vjeçari triumfon në atë pistë ku babai i tij ka fituar 4 herë në rekordin e tij prej 91 fitoresh.Schumacher e nis garën në pole position pasi vendos kohë të mirë gjatë provave të së shtunës. Ai është pjesë e akademisë së ferrarit dhe përflitet për një kalim të mundshëm në Formula 1. Më herët në prill ai është provuar me makinën ferrari të Formula 1 duke vendosur kohë të mira gjatë provave. Por rezultatet në kategorinë e tij flasin ndryshe pasi ai shënon shumë renditje jo të mira.  Sipas gjermanit 20 vjeçar më e mira për të është të vazhdojë dhe për disa sezone aty ku është përpara se të kalojë në Formula 1 pasi ka ende shumë për të mësuar.

Share With:
Translate »
535 Views