Djali i tij ka ditëlindjen! Urimi dhe fotot e Arnold Schwarzenegger na preku zemrat
Arnold Schwarzenegger njihet në të gjithë botën për arritjet e tij të mëdha, kampion botë në Bodybuilder, yll i filmave aksion në Hollywood, një sipërmarrës i suksesshëm, filantropist, ambientalist, shkrimtar dhe Guvernatori i 38-të i Kalifornisë. 71-vjaçari nuk është edhe aq i “ashpër” në jetën reale, duke treguar edhe ndjenjat në një postim për ditëlindjen e djalit të tij Patrick, i cili festoi 25-vjetorin.

“Gëzuar ditëlindjen @patrickschwarzenegger. Të dua dhe jam shumë krenar për ty. Jam i lumtur që të kam parë duke u rritur dhe që je bërë një burrë i madh, një mendje fantastike biznesi dhe një qenie njerëzore akoma më e mirë”, shkruan Schwarzenegger.
