Djali i vogël fut familjen në sherr: Më merrni shpirtin, nuk kam ç’tju jap

Luftari, babai i familjes Alizoti ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” djalin e tij Ilirin dhe dy fëmijët e tjerë, Eglën dhe Tanushin. Këta të fundit ndodhen midis publikut të “E diela shqiptare” në Tv Klan dhe shkak i këtij konflikti familjar është një situatë e shkaktuar nga Iliri.

Luftari tregon se për të blerë me anë të një kredie një shtëpi për Ilirin, ka shitur pronën e përbashkët familjare duke i detyruar dy fëmijët e tjerë të firmosnin. Ai ka respektuar dëshirën e djalit për të mos vazhduar shkollën e për t’u martuar herët, por sot Iliri nuk është më me familjen e tij.

Luftar: Përpara se të blenim një shtëpi, unë shita një tokë që kisha atje. Toka nuk ishte vetëm e tij, ishte e gruas sime, vëllait të tij dhe motrës.

Ilir: Nuk mendoj se kam bërë gabim që hodha një hap për të blerë një shtëpi me kredi.

Luftar: Po të më kishe marrë vesh mua, nuk do kishe arritur deri këtu.Të kishe mbaruar shkollën njëherë, ishe bërë njeri për së mbari, pastaj të arrije këtu.

Ilir: Të mbaja vesh nënën e babain?  Mbaja vesh vjehrrin dhe vjehrrën.

Luftar: Atëherë mbaj vesh veten tënde dhe bëj si të duash. Kujt i del atje ti? Çdo të thuash me këtë?

Ilir: Cila është arsyeja?

Luftar: Arsyeja është që e di ti.

EglaVëlla i dashur, këtë që e the, e the gabim.

Ilir: Ku të vete?

Luftar: Ku të duash.

Ilir: Të hidhem nga kalaja në Vlorë?

Luftar: Do prish pleqërinë time unë për ty? Kështu më detyrove ti. Ulu atje, t’i japësh hesap motrës dhe vëllait.

EglaVëlla i dashur, flet gabim.

Ilir: Për këtë më keni sjellë këtu?

EglaPo për këtë. Është shitur pasuria në këtë mes.

Ilir: Ma merrni shpirtin, ç’tju jap.

EglaBabai ka një gabim, më ka detyruar që kam hedhur firmën që të marrësh ti atë shtëpi.

Ilir: Babai nuk ka bërë gabim se ka ndihmuar djalin e tij, siç jeni ju.

EglaTy të arsimoi, kurse mua më la me 8-vjeçare babai.

Tanush: Është gabim ai muhabet, para tokës e more njëfarë kontributi për atë që doje, kërkoje tokën me insistim ti dhe babai.

Luftar: E shikon në ç’gjendje është babai yt sot? Erdhi ora ti zotëri, djali im i mirë që doja të të bëja me shkollë, të të bëja njeri, që le fëmijët e tu, le familjen tënde, le shtëpinë.

Ilir: Ato janë punët e mia personale bashkë me bashkëshorten time.

Luftar: Po të miat ku janë? Ku janë ata fëmijët e tu që mua më therin në zemër, ku t’i gjej?

Ilir: Mua më dhembin më shumë akoma.

Luftar: Jo more. E di ç’dhembshuri kam unë? Nuk e di a ka ndonjë të moshës sime këtu apo jo. Kur të bëhesh gjysh atëherë do besosh ti se ç’jam unë dhe kush jam unë./

Share With:
Translate »
187 Views