Djali lind me dy organe gjenitale, njëri prej tyre ndodhet në kurriz

Një djalë i lindur me një organ gjenital mashkullor mbi kurriz i është nënshtruar një operacioni shpëtimi për jetën.

Sipas mediave të huaja penisi shtesë besohet të jetë pjesa e mbetur e një binjaku parazitar që nuk arriti të zhvillohet.

Raportohet se kirurgët punuan shumë për të hequr organin. Kirurgjia e çuditshme u krye në Institutin e Kërkimit Shkencor të Pediatrisë në Baku të Azerbajxhanit.

“Fëmija ka një organ seksual normal ku duhet të jetë. Penisi në pjesën e prapme është një parazit, i cili është hequr me ndërhyrje kirurgjikale”, u shpreh shefi i departamentit të neonatologjisë të institutit Gunduz Agayez.

Prindërit e fëmijës së paidentifikuar u tronditën në mënyrë të kuptueshme, kur panë se djali i tyre i porsalindur kishte dy organe gjenitale.

Share With:
Translate »
911 Views