‘Djali po e përjeton shumë keq’. Çfarë tha bashkëshortja e Arben Dukës pak para vdekjes së të birit

Pranvera Duka, bashkëshortja e Arben Dukës dha pak ditë më parë një intervistë për Gazetën Dita. Në të tregonte dhimbjen që humbja e bashkëshortit la dhe tronditjen e madhe që kishte shkaktuar tek djali i tyre. Denis Duka ndërroi jetë ditën e djeshme, në moshën 35-vjeçare, si pasojë e një infarkti. Ai jetonte në SHBA.

‘Djali po e përjeton shumë keq’. Çfarë tha

“Beni ia la amanet me gojë: Babi nuk është mirë, i tha, por çfarë do që të ndodhi, se dhe mund të ndodhi, i tha, ju të dy ju nuk do të vini. Ishte dhe kohë e shkurtër, që nga momenti kur u dha lajmi deri sa u varros Beni ishin vetëm 24 orë. Ata nuk arrinin dot as në Europë me gjithë këto masa për Covidin, plus me fëmijë të vegjël janë…

Unë tani sa të bëj të dyzetat e Benit do iki tek ta dhe duhet të rri 3-4 muaj, se, sidomos djali, po e përjeton shumë keq. Më merr shpesh në telefon…”, tha Pranvera Duka.

Share With:
Translate »
302 Views