Djali që masakroi të atin dhe e hodhi në liqen martohej për pak ditë, ja çfarë shkruante babai në Facebook

Për pak ditë, me nisjen e vitit të ri Selman Aliaj, i cili masakroi për vdekje babain me çekiç dhe më pas i hodhi trupin në liqenin e Farkës, do të martohej.

Është viktima, Fejzi Aliaj 74 vjeç i cili në një postim në Facebook është tepër entuziast duke lajmëruar se do të martonte të birin që i mori jetën.

Në rrjetin social në postimin e bërë me dt. 15 dhjetor shkruante se më 14 janar të vitit 2018, në shtëpinë e tij do të kishte dasmë.

“Martoj djalin tim Selmanin me Manushaqen. Jeni shumë të mirëpritur në gëzimin tonë, mirëardhshi, ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen në gëzimin tonë. Rrespekte, Fejzi Aliaj,” shkruan ai në Facebook.

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten, rreth orës 20:00, në Shkozë ku brenda ambienteve te oborrit rrethues të banesës së tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, Selman Alija, ka goditur me  çekiç  disa herë në pjesën e kokës, babain e tij i cili ka gjetur dhe vdekjen e menjëhershme.

Share With:
Translate »
1050 Views