Djalin e gjente dhe e linte në gjumë. Anita Haradinaj: Natën nisesha, që të mos humbisja provat
Anita Haradinaj ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku ka treguar se si e përjetoi ajo eksperiencën e saj në “Dance Albania”. Anita tregon se e ka shijuar shumë këtë eksperiencë pavarësisht se ka qenë edhe e lodhshme pasi duhej shumë punë.
Ajo ka treguar edhe se si për shkak të spektaklit e takonte djalin e saj të vogël shumë pak, vetëm një ditë dhe se kur shkonte e gjente në gjumë, e largohej sërish kur ai flinte.
Rudina Magjistari: Si e kishe organizuar javën, jam kurioze. Për sa kohë u zhvendose këtu gjatë javës, sa shpesh shkoje ti në shtëpi?
Anita Haradinaj: Unë kryesisht pas spektaklit, të hënave i hipja makinës dhe shkoja në shtëpi. Por arrija vonë.
Rudina Magjistari: Të hënën në mbrëmje, sapo mbaronte spektakli?
Anita Haradinaj: Po. Por arrija vonë dhe djalin e vogël, se ata dy të rriturit nuk i kam në shpi, janë në konvikt, të voglin e kam në shtëpi, atë natë nuk e takoja se ai ishte në gjumë. Të nesërmen ishte në shkollë. Kur vinte rrija me atë, i gatuaja, e merrja ta argëtoja t’i bëja pak qejfin. Pastaj kur atë e zinte gjumi atë, prapë natën, unë nisesha dhe të vija këtu të mërkurën që të mos humbisja më shumë ditë të provave.
Rudina Magjistari: Pra vetëm një ditë?
Anita Haradinaj: Po, të isha balerinë e mirë, unë për një ditë do i mësoja…