Djalin e linda dhe ia dhashë kunatit, burri vetëm pi raki e bën fëmijë”, historia e Stelës në emision

Stela Muçaj është vetëm 35 vjeçe dhe jeton në kushte ekstreme varfërie, në Sharrë të Tiranës. Jeta e saj ka kaluar përmes një kalvari të gjatë vuajtjesh, Nuk ka mundur që të jetojë asnjë ditë e qetë, por nën ndjesinë e f rikës dhe k ër cënimit të dh unës. Ajo tregon për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, historinë e martesës së saj në moshën 16-vjeçare me shtetasin Flamur Avdyllari, e cila solli në jetë 5 fëmijë, dy prej të cilëve është detyruar që t’i largojë nga vetja.

Rrëfimi rr ëqethës e Stelës:

Vëllai më rr ahu që të mos e merrja burrin. Unë jam rritur në jetimore, mami më ka marrë pas disa vitesh. Babanë s’e kam njohur kurrë, nëna vuan nga shëndeti mendor. Në moshën 21-vjeçare burri ka filluar të më dh unojë. Më ka th yer dhëmbët. Kam arritur të flejë edhe në shkallë me të tre fëmijët. Ndonjëherë ikja te mami, sepse më rr ihte. Ai i ka njohur atësinë vetëm dy prej fëmijëve, gocës së madhe dhe për këtë ja bëri me dh unë mamaja ime. Fëmija i dytë që e ka njohur është goca e vogël. Ndërsa fëmijëve të tjerë nuk ua ka njohur kurrë atësinë. Tre fëmijë janë me mbiemrin tim.

Share With:
Translate »
534 Views