Djaloshi provoi të tallet me 81-vjeçarin në plazh, ai i jep një mësim që s’ka për ta harruar
Një ditë një grup adoleshentësh po e kalonin mëngjesin në plazh, kur njëri prej tyre, një djalë i ri 18 vjeç, papritmas vërejti një burrë të moshuar të shtrirë në diell pak më tej. Për t’u dukur i shkathët para shokëve të tij dhe për të bërë gallatë, djaloshi merr guximin dhe niset drejt zotërisë së panjohur për të hapur bisedë.
As pa i thënë atij mirëmëngjes ose duke ia tërhequr vëmendjen në një mënyrë të sjellshme, ai fillon të thotë me zë të lartë: “Brezi juaj janë rritur në kushte primitive, ju s’kuptoni asgjë nga bota e sotme. Sot kemi internet, smartfone dhe kompjuter, çfarë keni pasur në vend të këtyre? “.
Kur i riu mbaroi së foluri, ai e hodhi vështrimin kah miqtë e tij për të verifikuar nëse ata e kishin dëgjuar atë dhe buzëqeshnin me kënaqësi kur ai qëndronte para plakut.
Ky i fundit me qetësi e kthen buzëqeshjen e tij ironike dhe më pas përgjigjet: “Ju keni absolutisht të drejtë: unë dhe ata të moshës sime në fëmijërinë tonë nuk kemi pasur teknologjitë e sotme … dhe për këtë i kemi shpikur ato! Ndërsa ju të sotmit, më thoni pak: çfarë do të bëni për gjeneratat e nesërme? Cila do të jetë trashëgimia juaj për botën, djalë i llastuar?”
Në atë moment djaloshi e humbi guximin dhe sigurinë që kishte pak më parë, nuk ishte më. 18-vjeçari mbeti i pagojë dhe ia dha vrapit drejt shokëve të tij.
Qëllimi i tij ishte thjesht të tallej me zotërinë e moshuar, por në vend të kësaj mori një mësim të mirë.
Kjo ndodhi e bukur nxjerr në pah “konfliktin” e përjetshëm ndërmjet dy botëve që janë shumë larg njëri-tjetres, të ndryshëm në botën e të menduarit dhe të perceptimit të realitetit. Ashtu si me çdo histori, i mbetet pjesërisht lexuesit të kuptojë dhe të vendosë për atë që dëshiron të marrë prej saj. Ndër interpretimet e mundshme, megjithatë, duhet të theksohet se mençuria e brezave më të moshuar gjithmonë meriton respekt, diçka që të rinjtë shpesh harrojnë për shkak të arrogancës së tyre. Çdo brez ka detyrimin për të bërë pjesën e vet, jo vetëm për të lënë një gjurmë të vetes dhe për ta jetuar plotësisht kohën e tyre. Detyra e çdo individi është t’ia dorëzojë botën që i është dhënë atij në kushte më të mira, për ata që do të vijnë më vonë.