Djemtë e Caitlyn Jenner ndjehen të turpëruar nga ajo për këto arsye

Djemtë e Caitlyn Jenner ndjehen të turpëruar nga e ëma për shkak të kandidimit të saj si guvernatorja e ardhshme e Kalifornisë.

Sipas TMZ, Jenner po shkatërron lidhjet familjare me përpjekjen e saj për t’u bërë guvernatore e vendit duke dalë kështu kundër fëmijëve të saj.

Djemtë e saj Jenner – Brody, Brandon dhe Burt, shprehen se ajo nuk është e kualifikuar për këtë pozitë dhe nuk duan që ajo të të zhvillojë një fushatë për këtë post.

Mësohet se Caitlyn thirri disa nga fëmijët e saj një natë para se të shpallte publikisht vendimin e saj nga ku djemtë e kanë kundërshtuar duke kërkuar që ajo të ndalonte këtë veprim.

Gjithashtu, burimet bëjnë me dije se djemtë e Jenner janë shprehur të mërzitur dhe po mbajnë një qëndrim ndaj saj për faktin se ajo nuk i mori parasysh ndjenjat e familjes dhe i thirri ata ndërkohë që e kishte marrë vendimin e saj.

Kjo duket se është hera e parë që fëmijët Kardashian-Jenner bien dakord për një gjë, që Caitlyn nuk duhet të kandidojë dhe pse Caitlyn nga ana tjetër vazhdon me planet e saj për fushatën.

Caitlyn Jenner paraqiti dokumente për të kandiduar për guvernatorin e Kalifornisë të ditën e premte duke zyrtarizuar kështu kandidaturën për guvernatore të Kalifornisë.

Share With:
Translate »
368 Views