Djemtë e Detit rikthehen në skenë, e bija zëvendëson Gent Demaliaj; përlotet Enxhi Nasufi

Mbrëmjen e sotme po mbahet nata e tretë e Festivalit të Këngës në RTSH. Tashmë prej disa vitesh, kjo natë u kushtohet këngëve të hershme të kënduar në festival.

Dueti i dytë i kënduar ishte ai i Enxhi Nasufit dhe grupit Djemtë e Detit. Edea Demaliaj ishte në skenë për të zëvendësuar këngëtarin e ndjerë i cili njihet për zërin e tij të veçantë.

Në fund të këngës, Enxhi Nasufi u përlot jo vetëm se Edea i kujtoi zërin e Gentit por edhe për shkak të përgjegjësisë që mbante mbi supe për të kënduar këngën legjendë “Mos qaj”. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
268 Views