Djemtë e Gilit duken sikur kanë dalë nga pasarelat
Këngëtarja e njohur mbahet mend për shumë hite, e tani ndonëse ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor ajo padyshim gjithmonë ndez atmosferën në mbrëmje e ahengje të ndryshme. Por, pavarësisht angazhimeve të shumta që kanë, Gili është edhe një nënë dhe bashkëshorte shumë të përkushtuar. Së fundmi ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një fotografi ku shihet së bashku me Ilirin dhe dy djemtë e tyre. Por, ajo që bie në sy është se djemtë e tyre janë rritur dhe duken shumë të bukur. Padyshim se ata pëlqehen nga shumë vajza. E natyrisht nuk munguan as komentet e shumta nga fansat ku shumë prej tyre kanë shkruar se Gili ka me të vërtet djem shumë të bukur.
