Djemtë më duan të vdekur, vetëm sepse hoqa dorë nga Islami

Një nënë e tre fëmijëve e cila ka hequr dorë nga Islami thotë se dy djemtë e saj të mëdhenj e duan të vdekur vetëm sepse i ktheu kurrizin fesë.  Nadia, 40 vjeçe, është aq e trembur nga dy djemtë e saj, sa momentalisht po fshihet në një shtëpi në Melbourne bashkë me vajzën e saj 18-vjeçare.

Në një intervistë për A Current Afair, Nadia tregon se tetorin e shkuar, dy djemtë e saj erdhën në shtëpinë ku ajo jetonte me bashkëshortin e ri, rrahën këtë të fundit dhe kërcënuan me jetë vetë atë: “Ulërisnin ‘do të të vrasim, të duam të vdekur, të duam të vdekur. Ky është nderi i familjes sonë,” thotë Nadia. Ajo shtoi se “është nder për ta të vrasin dikë që ka braktisur Islamin, edhenëse është nëna e tyre. Në momentin që forcat policore u paraqitën në vendngjarje, dy djemtë u larguan me shpejtësi dhe nuk dihet ku janë. Nadia tha se hoqi dorë nga Islami para një dekade. Iu fut fesë kur u martua me bashkëshortin e saj të atëherëshëm. Familja e saj e parë mendonte se “kush s’është musliman, është plehrë.”

Nadia dhe vajza e saj adoleshente jetojnë në një shtëpi të sigurtë, siguruar nga një organizatë për viktimat e dhunës në familje. 40-vjeçarja u njoh me ish bashkëshortin kur ishte ende e re. U dashurua me të dhe u bë muslimane, po nuk arrinte të përmbushte detyrimet e saj si lutjet e përditshme, larjen dhe leximin e Kuranit. Nadia thotë se hoqi dorë nga feja kur kuptoi se bashkëshorti i saj i atëhershëm kishte mendime negative për perëndimin dhe dilte me një grua tjetër.

Share With:
Translate »
783 Views