Do abortonte, por dëgjoi rrahjet e zemrës, mjeku rrëfen historinë prekëse

Mjeku gjinekolog, Erlin Kurti, ka rrëfyer një histori prekëse në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH. Teksa në studio po diskutohej rreth abortit, mjeku u shpreh se ata luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në vendimin e një gruaje për të ndërprerë ose jo një shtatzëni. Ai solli rastin e një pacienteje e cila kishte shkruar e bindur të kryer një abort.

Por në momentin që ai e kishte informuar se kishte dy binjakë dhe i vë të dëgjojë rrahjet e zemrës, ajo kishte ndërruar mendje duke mos e ndërprerë shtatzëninë.

Para pak kohësh, një paciente vjen për të bërë një abort. Ajo ishte rreth 34-35 vjeçe. Ishin dy embrione dhe dëgjoj rrahjet e zemrës dhe i thash ke dy binjakë. Ajo jo vetëm u entuziazmua dhe u step menjëherë,. I Tash ti nuk do bësh abort sot në asnjë mënyrë. Iku dhe erdhi pas pak kohësh dhe më tha doktor unë nuk e bëra këtë ndërprerje shtatzënie vetëm sepse dëgjova rrahjet e zemrës“, tha mjeku.

Share With:
Translate »
100 Views