Do festonte 30-vjetorin, Barbana drithëron me urim emocionues në ditëlindjen e Ergit!

Sot Ergi Dini do të festonte ditëlindjen e tij të 30-të, një përvjetor që sjell në mendje jo vetëm muzikën e tij të jashtëzakonshme, por edhe kujtimet e bukura që la pas. Në këtë ditë të veçantë, motra e tij, Barbana, ndau një dedikim emocionues për vëllain e ndjerë, duke përmendur një nga momentet më të çmuara të tyre së bashku.

“Ky ishte udhëtimi ynë i fundit bashkë në Romë në vitin 2016, dhe i fundit në këtë jetë. Urime ditëlindjen në parajsë, engjëlli im. Na mungon pafund si ditën e parë… Derisa të takohemi sërish, festo me engjujt atje lart,” shkroi ajo, duke shprehur dhimbjen dhe dashurinë e thellë që ndjen për vëllain e saj.

 

Ergi Dini u nda nga jeta tragjikisht në vitin 2016, në moshën vetëm 22 vjeçare, pas një aksidenti të rëndë me motor. Ai ishte një artist me një karrierë që ishte në ngjitje, duke fituar “X Factor Albania” në vitin 2013, dhe duke lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme në botën e muzikës shqiptare.

Një talent i ndritur dhe një shpirt i lirë, Ergi do të mbetet gjithmonë në kujtimet e të gjithëve që e njohën. Kujtimi i Ergit do të vazhdojë të jetojë përjetë në zemrat tona.

Share With:
Translate »
45 Views