‘Do filloj një jetë të re’, 18-vjeçarja shqiptare i lë prindërve letër dhe ikën nga shtëpia

Një vajzë e re, 18 vjeç është raportuar se ka ikur nga shtëpia duke i lënë prindërve një letër ku shkruante se dëshiron të nisë një jetë të re. Vajza quhet Donjeta Cenaj dhe është nga fshati Jagodë i komunës së Klinës. 18-vjeçarja në letër sqaron prindërit se nuk po martohet, por ka vendosur të bëjë jetën që ajo do. Babai i Donjetës, Lumni Cenaj e ka raportuar vajzën të zhdukur në polici. Ai ka treguar për “Express” se ajo ishte vajzë e qetë, dilte shumë rrallë, nuk ishte shumë e shoqëruar dhe kohën e kalonte duke parë filma dhe seriale në laptopin e saj.

“Donjeta ka qenë në shkollë deri në klasën e shtatë këtu në fshat. Ne kemi shkuar në Gjermani në vitin 2014, atje ka kryer edhe tri vite shkollë. Jemi kthy vitin e kaluar në muajin tetor, kom tentu me regjistru në gjimnaz, po skom mujt. U kanë shumë e vetëdijshme, e qetë, serioze. Ajo nuk ka shku askund, shumë rrallë ka dalë në qytet. Ka nejt te shpija në laptop të vetin. Ka kqyrë filma, seriale, nashta ka shkru edhe me dikon nuk e di. Ka qenë shumë serioze”, është shprehur babai i vajzës.

Share With:
Translate »
912 Views