“Do i bëjmë fëmijët në mes të detit…”, Romina Selenica rrëfen për “zënkën e inatit” me bashkëshortin
Ndonjëherë në dashuri mbajmë disa inate të kota dhe vendosim të mos komunikojmë me partnerin, por dialogun dhe zënkën e kemi të gjithën në mendjen tonë kjo normalisht sjell edhe një krizë në marrëdhënie.
Një histori të tillë zënke ka ndarë edhe mjekja Romina Selenica pasditen e kësaj të shtune në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Ajo ka rrëfyer se nga frika e një diskutim, për pak sa nuk morinjë vendim të nxituar.
Romina Selenica: Ishte momenti para se unë të vendosja që do kthehem në Shqipëri. Kisha 14 vite jashtë dhe e kisha ndërtuar një jetë. bashkëshorti kishte 6 muiaj që nuk e përmendte idenë se çfarë do bëjmë, se specializimin e mbarove a do kthehesh? Dhe unë kisha frikë t’ia bëja pyetjen “çfarë do bëhet me ne, do kthehem unë, do vish ti te unë” dhe zënka filloi se pse i nuk më thoshte hajde në Shqipëri. Nuk ia kisha bërë kurrë këtë pyetje, deri sa nëj ditë unë vendos, duke mos komunikuar.
I them “unë kam fituar një punë në një qytet tjetër e do transferohem, me nje kontratë të përhershme”. Ky thotë; “me një kontratë të përhershme? Po ne si do jetojmë? Do i bëjmë fëmijët në mes të detit?!”. Ndërkohë unë kisha 3-4 muaj që merrja vendime në bazë të “inatit” që pse nuk më pyet “a do kthehesh?”. Nga ana tjetër ai thoshte që “Nuk dua të detyroj të kthehesh. Jeta është e jotja dhe unë nuk dua të më thuash erdha për ty, por erdha për dashurinë tonë dhe ëpr të ndërtuar një jetë”. Aty u bë bilanc që unë mund të jetoja kudo, se profesioni i mjekut është kudo.
Rudina Megjistari: Domethënë ti pretendoje që të kërkonte ai të kthehesh?
Romina Selenica: Po ndërkohë ai kishte qenë më i zgjuar se unë, se nuk ma kishte kërkuar, por kishte bërë çdo gjë që unë të kthehesha në Shqipëri sepse e kishte ndërtuar vetë klinikën e gjithë gjërat e tjera.