Do i ngjajë babit? Kiara publikon videon, vajza i shkelmon barkun sa dëgjon muzikë
Moderatorja dhe ish-banorja e “BBV3”, Kiara Tito ka treguar para pak kohësh se do të bëhet mama e një vajze.
Moderatorja festoi ditën e djeshme ditëlindjen ku mbushi 28-vjeçe. Ndërsa ditën e sotme ajo ka publikuar një video të barkut të saj në pritje të ëmbël.
Në video shfaqet barku i saj duke u shkelmuar nga foshnja e saj që mesa duket po e pëlqen shumë këngën që Kiara po dëgjon në shtëpi.
@kiaratito
Bëhet fjalë për këngën “People” nga këngëtarja Libianca.
Mesa duket vogëlushja që nuk ka ardhur akoma në jetë do t’i ngjajë Luizit përsa i përket muzikës.