‘Do kisha vdekur pa mamin’: Anxhelina rrëfen sakrificat e së ëmës dhe vështirësitë në SHBA
Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj, e bija e Albërie Hadërgjonajt, vazhdimisht në rrjetet sociale tregon se në Los Angeles ku ajo jeton prej disa kohësh, bën një jetë luksoze e të shpenguar. Por ndryshe nga ç’mund të mendojnë ndjekësit e saj, gjërat nuk janë aq të thjeshta sa ç’duken. E pyetur nga Ermal Mamaqi në ‘Xing me Ermalin’ nëse ajo bën vërtet një jetë të tillë, Anxhelina u përgjigj: ‘Brenda përbrenda Amerikës gjërat faktikisht nuk janë aq të shtrenjta sa ç’është të vish nga Shqipëria në Amerikë. Mirë jetoj, nuk ankohem.’ Vetëm pak kohë më parë ajo deklaroi se burimi i saj kryesor i të ardhurave është nëna e saj, Albëria dhe në lidhje me këtë deklaratë, Anxhelina shpjegoi: ‘Unë e kisha fjalën që po të mbetem për të paguar qiranë, ajo nuk më lë në rrugë. Mamit i jam shumë mirënjohëse për gjithë jetën. Unë e kam thënë disa herë që pa mamin do kisha vdekur…(qesh)’ ‘E dua më shuëm se veten dhe ajo e di. Është nga ata prindër që e lë veten keq që të më realizojë mua ëndrrat e mia!’-rrëfeu Anxhelina.