‘Do lindte sot’, flet familjari i 35-vjeçares që u vra nga ish-burri: Policia e ka ditur rastin

Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kosovë ka tronditur mbarë opinionin publik. Gruaja shtatzënë, Hamide Magashi, u vra nga ish-bashkëshorti i saj në oborrin e maternitetit.

Një familjar ka treguar për mediat se 35 vjeçarja pritej të sillte në jetë sot fëmijën e saj. Ai ka zbuluar se e ndjera kishte pasur dhe më parë probleme me bashkëshortin dhe se policia ishte në dijeni.

“Ka qenë e martume në Godanc, nja 3-4 muaj e martuar. Ka pasë mosmarrëveshje me burrë e me familje, diçka s’janë ra razi edhe mes policisë, mes socialit, u nda. Ka nejtë n’shpi të vetën deri tash kur i ka ardhë koha për lindje. Tash ka ardhë koha me lindë. Ka qenë e martuar, 3-4 muaj ka nejtë të burri. Policia krejt e ka ditë rastin, se nëpërmjet policisë u nda kjo çikë”, ka thënë ai.

'Do lindte sot', flet familjari i 35-vjeçares që u vra nga

Share With:
Translate »
155 Views