Do më shumë mamin apo babin? Djali i Adelinës ka vetëm 1 javë që ka lindur dhe e ka përgjigjen

Të hënën, Adelina Tahiri solli në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Jon.

Këngëtarja po shijon çdo moment të të qenit nënë, ndërsa vazhdimisht ka ndarë me ndjekësit imazhe të ëmbla të djalit edhe pse jo duke zbuluar fytyrën e vogëlushit.

Në një foto të fundit, Adelina shihet teksa i ka veshur Jonit një bluzë me shkrimin: “E dua mamin”, kështu që mos u lodhni fare ta pyesni Jonin kur të rritet dhe pak.

Me rastin e lindjes së djalit Adelina organizoi një festë të madhe mes familjarësh dhe miqsh, fotot e së cilës u publikuan ditë më parë.

Share With:
Translate »
798 Views