“Do ta mund këtë sëmundje për vajzën time”, aktorja turke në luftë me kancerin
Aktorja turke, Ayçin Tuyun ka njoftuar se po lufton me kancerin e gjirit. 36 vjeçarja doli pa paruke dhe tha se trajtimi që mori për tre muaj dha rezultate pozitive.
“Buzëqeshni pavarësisht kancerit… Pavarësisht gjithçkaje, unë jam gjallë dhe gjallë”, tha aktorja. “Unë do ta mund këtë sëmundje për vajzën time”, shtoi ajo.
Ayçin Tuyun, për një kohë qëndroi larg ekranit për shkak të sëmundjes dhe filloi të përdorte paruke pasi i kishte rruar flokët.
Aktorja ka luajtur në produksione të suksesshme si “Küçük Kadınlar”, “Ömre Bedel”, “Kız Annesi”, “Dedemin Dolabı”, “Bir Yusuf Masalı” dhe “Beyaz Gelincik”.