“Do tallen të tjerët me të!” Elita Rudi i përgjigjet publikisht ndjekëses që i tha se emri i Zërit është palidhje!
Moderatorja Elita Rudi është tepër e lidhur me vogëlushin e saj, Zërin, me të cilin ndan shpesh momente të ëmbla në Instagram.
Zëri po rritet me dashurinë e madhe të dy prindërve të tij, të cilët i kanë mësuar gjithashtu të dhurojë dashuri dhe të fitojë zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Para dy viteve zgjidhja e Gjikos dhe Elitës për emrin e të voglit u komentua gjatë dhe shumë e pëlqyen këtë emër shqiptar.
E megjithatë duket se ka disa ndjekës të çiftit që nuk e pëlqejnë këtë emër dhe emrat shqiptarë në përgjithësi. Moderatorja ka ndarë një mesazh të një fanseje në Instastory, ku ajo shkruan se “Ju andej nga Shqipëria vendosni emra palidhje, Zëri, Ajka, etj. Nuk mendoni për të ardhmen e fëmijës sesi mund të tallen të tjerët.”
Mirëpo, Elita nuk është aspak e këtij mendimi. Ajo i është kundërpërgjigjur:
Zonjë e dashtun, pastë gjithmonë shëndet djali yt Noi. Por mos bëj dert për Zërin dhe Ajkën se do e mbajnë me krenari emrin e tyre shqiptar. Puthje!
![]()
Së shpejti, Elita dhe Gjiko do të bëhen prindër për herë të dytë. I vogli i tyre, Zëri, do të bëhet shumë shpejt me një motër.