Do të bëhet nënë për herë të tretë? Për këngëtaren e njohur përgjigjet shoqja e ngushtë

“Ajo është bërë më e ndjeshme dhe më e kujdeshme për të tjerët që kur është bërë nënë”, – thotë Kamela për miken e saj të ngushtë, Orgesa Zaimi. Dhe meqenëse e ka njohur qysh nga koha kur ishte beqare, e bën mjaft mirë krahasimin. Në fillim kur lindi Bora, por edhe kur më pas erdhi në jetë Kroni, ndjeshmëritë e Orgesës u bënë edhe më të mëdha.

Por a do të bëhët nënë për herë të tretë? Kësaj pyetjeje, nuk i përgjigjet asnjëherë Orgesa nëse është me të edhe Kamela. Ajo ka marrë përsipër t’u kthejë një JO të madhe të gjithëve që ia bëjnë këtë pyetje mikeshës së saj.

Duke rrëfyer për raportin e tyre, për miqësinë e gjatë dhe për gjërat që i pëlqejnë e i ndajnë akoma bashkë, Orgesa dhe Kamela, pasditen e sotme nga “Pasdite në Top Channel”, rrëfyen edhe për mëmësinë e Orgesës.

Nëna e dy fëmijëve, nuk duket edhe aq e vendosur për një fëmijë të tretë, ndërsa Kamela po. Pyetjes së Julit nëse ka menduar për t’u bërë sërish nënë, i përgjigjet menjëherë Kamela: “Joooo, nuk do bëhet më nënë”, – thotë ajo me të qeshur, duke shtuar se është pikërisht ajo që mes miqsh, përgjigjet gjithmonë në emër të Orgesës.

“Që pas lindjes sime të dytë, Kamela është bërë avokati im. Ajo u kthen përgjigje të gjithëve që më pyesin “a do të bëj edhe një fëmijë tjetër”, – përforcon me të qeshur Orgesa.

Po sikur kjo të ndodhë? Atëherë Kamela do ta mendojë seriozisht për t’u bërë nënë për herë të parë?

Share With:
Translate »
699 Views