Do të bindeni që bukurinë e ka në gen, kur të shihni këtë foto të gjyshes së Dua Lipës!

Babai i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës, ka ndarë pak minuta më parë në rrjete sociale një foto të rrallë të mamasë së tij.

Dukagjini ka treguar gjyshen e Duas në ditën e dasmës së saj, e veshur me kostumin tradicional shqiptar të dasmës.

“Nënat dhe dashuria për nënën tuaj nuk shuhen kurrë. Gëzuar ditën e nënës për të gjitha nënat.  Një foto e mamasë time me kostumin e saj tradicional shqiptar të dasmës”, ka shkruar Dukagjini krahas fotos që mori vëmendjen e të gjithëve.

Kjo foto i bindi fansat se bukuria e Duas është e trashëguar, duke parë foton e gjyshes së saj.

 

Duke qenë se në kohë pandemie nuk mund të mbahen organizime që mbledhin shumë njerëz dhe të gjithëve i ka munguar kaq shumë një koncert, Dua Lipa mbajti në muajin nëntor një koncert virtual për t’i ardhur sa më pranë fansave të saj.

“Studio 2054” u quajt koncerti ku Dua interpretoi live, duke na kënaqur sytë e veshët të gjithëve.

Konceri i saj virtual pati sukses të madh, ndaj këngëtarja po i jep mundësinë fansave të saj ta shohin sërish dhe gjithashtu ka një tjetër surprizë!

Gjatë këtij koncerti është xhiruar edhe një dokumentar në prapaskenë, ndaj fansat e Duas s’mund të ishin më të lumtur!

 

Share With:
Translate »
496 Views