“Do të marr vendin e punës”, Mea Mata tregon si e ka “kërcënuar” kryebashkiakun e Tiranës kur ishte 8 vjeçe

Mea Mata është 17 vjeç dhe është në vitin e fundit të gjimnazit. Që në moshë shumë të vogël ka qenë e pasionuar pas make up-it dhe ka filluar të realizojë video fillimisht në Instagram që në moshën 13-vjeçare. Ajo synon që të vazhdojë studimet e larta në një nga universitetet më të mira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në degët e biznesit ose drejtësisë.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Mea ka treguar se si nisi rrugëtimi i saj si influencuese dhe se çfarë planesh ka ajo për të ardhmen. Mes të tjerave ajo ka treguar një ngjarje shumë të veçantë, e cila tregon shumë për karakterin e saj. Që në moshën 8-vjeçare ajo ka shfaqur ambicie për t’u marrë me politikë, madje ka shkuar në zyrën e kryabashkiakut të Tiranës dhe i ka thanë se do i zëri vendin e punës.

Rudina Magjistari: Për çfarë do të vazhdosh ti më pas në shkallë të lartë, në universitet. Çfarë do kishe dëshirë?

Mea Mata: E mira e universitetit amerikan është që ka këtë opsionin “undecided”, ti aplikon dhe mund ta lësh degën të pavendosur dhe duhet ta vendosësh kur je vit i dytë dhe vit i tretë. Ideja e parë ka qenë biznes, por siç kam shkruajtur te eseja e universitetit; unë kur kam qenë 8 vjeçe kam shkuar te zyra e kryetarit të bashkisë dhe i kam thënë “unë do të marr vendin e punës”.

Rudina Magjistari: Vërtet ja ke thënë?! Kush ka qenë kryetar në atë periudhë?

Mea Mata: Lulzim Basha. Kam shkuar me plane se si të bëhej Tirana më mirë dhe një nga planet ka qenë që qentë e vaksinuar të kishin ato tegëzat e vegjël. Kur u bë thashë, inspirimin te unë e kanë marrë se ku e kanë marrë tjetër. Ndihesha shumë personazh kryesor.

Rudina Magjistari: Nuk është çudi që ta marrësh një ditë  atë  pozicion me ç’po shikoj unë. Me këto aftësi që ke, elokuente, shumë e zgjuar, e shkathët, në një të ardhme mund të angazhohesh edhe në politikë, pse jo.

Mea Mata: Më ka ndryshuar pak mendimi, por që nuk e di, ndoshta. Prandaj kam dashur t’ia lë dhe vetes pak të hapur që të shikoj pak politikën, të shikoj dhe biznesin. Gjithmonë fokusi ka qenë te biznesi, marketingu, shumicën e kohës nga media sociale.

Share With:
Translate »
487 Views