“Do të vras ty dhe vajzën tëndë”, kërcënohet me jetë Giorgia Meloni

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe vajza e saj 6-vjeçare janë kërcënuar me vdekje.

Bëhet me dije se një person ka kërcënuar në rrjetet sociale kryeministren duke i thënë se do ta vriste atë dhe vajzën e saj.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka arrestuar një 27-vjeçar sicilian, i cili ka kërcënuar kryeministren pasi ka qenë i zemëruar se ajo do të shkurtonte subvecionet kundër varfërisë.

“Nëse i heq të ardhurat, do të vras ​​ty dhe vajzën tënde.Vërtetë kujdes, ndalo me këtë gjë të heqjes së të ardhurave bazë përndryshe do të të vras ​​e kupton?”  thuhej në mesazhin kërcënes.

Policia ka sekuestraur paisjen elektronike që tregon se mesazhi kërcënues ka ardhur nga personi në fjalë.

“Do të vras ty dhe vajzën tëndë”, kërcënohet me jetë Giorgia Meloni

Share With:
Translate »
164 Views