Dogji shtëpinë dhe tentoi të mbyste 2 vajzat, 42-vjeçarja rrëfen arsyen këtij veprimi

Dy ditë më parë u parandalua një tragjedi në rrethin e Fierit. Rudina Kishta i vuri flakën banesës së bashkëjetuesit të saj dhe më pas tentoi të mbyste dy vajzat e saj binjake, të cilat i kishte nga martesa e parë.

42-vjeçarja është paraqitur sot para trupit gjykues ku ka pranuar se ishte ajo që ia vuri flakën shtëpisë.

“Unë ia kam vënë flakën shtëpisë sepse bashkëjetuesi  im prej 6 muajsh më rrihte mua dhe dy vajzat e mia. Ai pinte dhe na dhunonte, asnjë lekë nuk sillte në shtëpi. Desha që të hakmerresha”, ka thënë Rudina.

Ndër të tjera ajo tha se kishte 6 muaj që bashkëjetonte me Ardian Gjikën, 35-vjeç, dhe gjatë kësaj kohë ka jetuar në kushte shumë të vështira.

“Kam 6 muaj që jetoj në kushte të vështira, asnjë nuk më ndihmon, asnjë”, tha Rudina para togave të zeza.

Ndërkohë ditën e djeshme në dëshminë e saj në policia Rudina tha se tentoi t’i mbyste vajzat që ato të mos vuanin.

“Doja t’i jepja fund vuajtjeve kur mora vesh që policia po më kërkonte. Isha e traumatizuar”, mësohet të jetë shprehur 42-vjeçarja në dëshminë e saj në polici.

Ndërkohë pritet që sot Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier të japë edhe masën e sigurisë për Rudina Kishtën.

Share With:
Translate »
794 Views