“Doja t’i jepja fund jetës!”- Nga fundi i martesës 17-vjeçare tek përballja me çrregullimin e djalit, rrëfehet Jonida Maliqi

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi, teksa ka qenë e ftuar në një intervistë, ka folur për herë të parë rreth divorcit të saj pas një martese 17-vjeçare, nga e cila solli në jetë edhe djalin e saj, Danin.

Artistja tregoi se divorcin e ka përjetuar si një dështim personal, sidomos për hir të të atit, pasi gjithmonë ishte ndjerë vajza e qetë dhe krenaria e familjes.

Për mua ishte dështim divorci,” u shpreh ajo, duke shtuar: “Sot mendoj që divorci nuk është dështim, divorci është mësim. Është shumë e vështirë të krijosh një marrëdhënie në moshë shumë të vogël dhe të pretendosh se do të jetosh gjithë jetën me të njëjtin partner.”

Teksa u pyet nga Arbana Osmani nëse mëmësia e ka bërë më të fortë, Jonida nuk nguroi të pohonte se mëmësia i ka dhënë siguri.

Mëmësia të tjetërson, me mëmësinë ti fiton një lloj sigurie që s’ta jep askush në botë. Instinktet e mia u bënë më të dukshme. Unë kam qenë gjithmonë një nënë e dëshiruar.”

Mirëpo, teksa kujtoi një nga dhimbjet e mëdha që ka kaluar në jetë, Jonida rrëfeu edhe për periudhën kur mori vesh se djali i saj Dani nuk ishte si fëmijët e tjerë, një periudhë gjatë së cilës, sipas saj, kishte menduar t’i jepte fund jetës.

“Ka qenë një moment ku më është dashur të përballem me një situatë që ishte drama e jetës sime. Ku supozohej që Dani ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë. Kjo ishte një situatë që mendova se nuk kishte shpresë, por e kisha shumë gabim. Nuk kisha informacion. Nuk dita ta përballoj për momentin. Kam dashur t’i jap fund jetës.”

Ndërsa u ndal tek djali, Dani, këngëtarja u shpreh se ai është një bekim në jetën e saj, pasi i jep një dashuri të pakushtëzuar.

Mua më ka bekuar Zoti me Danin. Unë kam një fëmijë që më jep dashurinë që s’do ma jepte asnjë mashkull në botë dhe jam shumë e lumtur që është një burrë,” tha Jonida në “Mirëmbrëma Yje”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shet Shqip (@shetshqip)

Share With:
Translate »
2 Views