Dojna ka koleksionin më të çmuar të pemëve të Krishtlindjes dhe na e tregon nëpërmjet fotove të fëmijërisë

Ka qenë një kohë para viteve ’90 kur fëmijët as nuk ëndërronin të kishin një pemë Krishtlindjesh, që asokohe ishte pemë e Vitit të Ri. Në mungesë të saj zbukurohej me shirita punëdoresh ndonjë saksi shqiponje. Fëmijët e pas viteve ’90, mes tyre edhe Dojna Mema kanë pasur ca globa më shumë, ndonjë bredh natyral edhe iu binte në dorë.

Ndonjëherë mjaftonte edhe një degë e vetme. Kontrolloni në fotot e Dojnës dhe do gjeni një të tillë. Ama ajo dhe shumë fëmijë të tjerë të atyre viteve e kanë shijuar shumë bredhin me degë të rralla të vendosur në vazo lulesh, zbukurimet e sajuara dhe fotot me aparat me film duke pozuar pranë bredhit.

Ndjesitë e atyre kujtimeve Dojna i ka mbledhur në një postim, që si diçiturë do t’i shkonte një slogan faqesh memesh: “Nëse nuk ke edhe ti foto të tilla, je shumë i vogël për këtë faqe”. Pak a shumë siç shkruan edhe Dojna: “Sa herë dua të kthehem në një kujtim të bukur që më bën të ndihem e sigurt, gjithmonë do të udhëtoj prapa në kohë, për çdo Krishtlindje e Vit të Ri në fëmijërinë time.

Me sytë plot xixa kur hapja dhuratat, gjelin që e fshihja në dollap se nuk doja ta gjenin, pemën që mbetej pasioni i sime mëje dhe babin që mes sallatës ruse e përgatitjeve të darkës, vinte muzikë e më merrte të kërcenim. Festat do të mbajnë gjithmonë aromë familjeje, ndryshe s’do të ishin kaq të dashura”.

Share With:
Translate »
208 Views