Dojna pati sot ‘takim me djalin’ dhe na e tregoi edhe neve

ojna Mema, moderatorja shumë e dashur ka njoftuar së fundmi se është në pritje të ëmbël. E teksa fotot dhe videot nuk munguan, ku Dojna shfaqet më bark të rrumbullakosur, apo duke njoftuar Vlashentin dhe familjen e tyre për lajmin e bukur, një tjetër postim i Dojnës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Pak minuta më parë, bukuroshja shpërndau me ndjekësit një foto që me të vërtetë na i bëri ‘sytë zemra’. Dojna sapo postoi foto nga siç e cilësoi dhe ajo ‘takimi më i bukur në botë’ teksa ka bërë ekon morfologjike. Çdo gjë po shkon ashtu siç duhet dhe që tani duket se mes çiftit kanë filluar ‘debatet’ se kujt i ngjan më shumë vogëlushi.

Këto janë takimet më të bukura në botë. Sot bëmë ekon morfologjike e cila është shumë e rëndësishme dhe falë Zotit gjithçka është në rregull, madje kemi edhe një pamje më të qartë të tipareve të bebushit. Jemi pak konfuzë se Vlashentit i duket si vetja, ndërsa mua, kopja ime.

 

Share With:
Translate »
148 Views