Doktor Skerdi na prezanton më në fund vajzën e tij, shikoni se sa bukuroshe është

Doktor Skerdi ose siç njihet ndryshe doktori i VIP-ave është treguar gjithmonë i rezervuar përsa i përket jetës së tij private. Madje për shumë njerëz statusi i tij ka qenë disi i paqartë. Shpesh audienca mendonte se ai ishte beqar. Edhe pse jo shumë shpesh por ai e ka përmendur se gëzon një jetë të lumtur familjare.

Madje për ata që kanë qenë të vëmendshëm, mund ta kishin kuptuar nga batutat e tij kur e pyesnin se nga cili vend është me origjinë dhe ai përgjigjej: “Nga fshati i gruas…”

Doktor Skerdi është baba i dy fëmijëve, i një vajze dhe një djali. Vajza mban emrin Elena dhe është fëmija i madh i doktorit.

Deri sot, doktori i VIP-ave i ka mbajtur larg vëmendjes së mediave familjen e tij. Por e hëna e parë e shtatorit ishte e veçantë për të dhe familjen e tij. Elena, gëzimi i parë i familjes ka mbushur 18 vjeç. Këtë na e ka treguar vetë Skerdi në një postim në instagram ku shkruan: “Ëngjëlli im… 18 vjeç” duke na prezantuar për herë të parë me vajzën e tij.

Nga fotoja duket se Elena është një vajzë shumë bukuroshe që nuk do të ketë nevojë fare për shërbimet që ofron klinika e babit.
Ne e analizuam pak dhe pamë shumë ngjashmëri mes të dyve. E po s’ka si të ndodhte ndryshe… vajzat janë gjithmonë të babait.

Ah… përsa i përket djalit, ai është ende minoren dhe përsa kohë babi Skerdi nuk ka ndërmend ta bëjë publik, as ne nuk ju servirim asnjë informacion më shumë për të.

Deri sa ai të mbushë 18 vjeç, urojmë që doktor Skerdi të ndërrojë mendje dhe më në fund të shohim portretin e tij të plotë familjar. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
1375 Views