Doktor Skerdi përlotet nga veprimi i vajzës së tij, ja ç’bëri e bija pasi mbushi 18 vjeç | Video
Doktor Skerdi nuk na kishte treguar shumë për jetën e tij private deri para dy ditësh. Por na surprizoi kur në një postim të tij të instagram na prezantoi me të bijën me rastin e 18-vjetorit.
Ndërsa sot, e bija, Elena është sensibilizuar me fushatën e dhurimit të gjakut “Edhe unë dua të jetoj” që e organizon prej 3 vitesh klinika e babait të saj.
Vetë Skerdi dhuron rregullisht gjak prej vitit 2000 dhe teksa kujtonte këtë fakt ai u përlot që e bija po i bashkohej në këtë kauzë të veçantë.
A ka veprim më të bukur për një 18-vjeçar se sa të dhurojë gjak sapo gëzon statusin prej të rrituri?
Urojmë që edhe ju të sensibilizoheni në dhurimin vullnetar të gjakut pasi nevojat në Shqipëri janë vërtet të mëdha.
Përgëzime Elena! /Kids’ Time