Dokumentet që ju duhen për të regjistruar fëmijët në çerdhe
Regjistrimet do të bëhen në datat 25-29 Qershor 2018. Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve ka bërë me dije se për regjistrimin duhet: certikatë personale dhe familjare të fëmijës, vërtetim pune me pagë mujore të pasqyruar të kujdestarit ligjor apo prindërve, vërtetim për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për prindërit si dhe plotësimin e një formulari pranë çerdhes përkatëse.
Aplikimet mund të bëhen nga ora 09:00 deri në orën 14:00.