Dollapi i rrobave të mamit të Kim Kardashian është më i madh se shtëpia juaj
Kendall Jenner publikoi në Instastory një video të dollapit të mamasë të saj, dhe ne të gjithë jemi bërë ziliqarë. Supermodelja shkroi bashkangjitur videos se ky është dollapi i boss-es, dhe i tillë qenka në fakt. Dollapi i mamasë të motrave Kardashian/Jenner është më i madh se një apartament.

Video që Kendall ka publikuar është e shkurtër, por aq mjafton për të parë këtë dollap që e ka ëndërr çdo vajzë për ta pasur. Në dollapin e Kris Jenner mund të gjesh çdo gjë, çanta, këpucë, kostume, çdo gjë. As një dyqan nuk ka kaq shumë artikuj së bashku, luksozë madje…të gjitha marka të shtrenjta. Kush nuk do ta donte një dollap të tillë?

