Dolly Parton nuk pendohet që s’bëri fëmijë: Jam e sigurt që do qëndroja në shtëpi dhe do shqetësohesha

Dolly Parton nuk është aspak e penduar që zgjodhi të mos bënte fëmijë. Në një intervistë të fundit për revistën Saga, këngëtarja tha se bota nuk është bërë një vend më i mirë gjë që e përforcon edhe më shumë në vendimin e saj.

“Nuk më ka munguar të kem fëmijë aq sa mendoja. Nëse do të kisha fëmijë jam e sigurt që do të qëndroja në shtëpi dhe do të shqetësohesha pafund për ta”, tha Dolly.

Megjithatë, ajo ndihet e lidhur me të gjithë fëmijët që ka ndihmuar përmes programit ‘Imagination Library’, i cili u ka dhënë fëmijëve në mbarë botën afro 227 milionë libra falas.

“Gjithmonë them që Zoti nuk më la të bëja fëmijë që të gjithë fëmijët të ishin të mitë ”, tha këngëtarja, e cila është e martuar me bashkëshortin e saj Carl Dean që nga viti 1966.

Share With:
Translate »
63 Views