“Donaldin apo Ilirin?” Vajza e Monikës tregon se kush është një mik më i mirë për të ëmën

Ditën e sotme, në emisionin pasues të “Big Brother”, “Fan Club” ka qenë e ftuar Tea, vajza e aktores Monika Lubonja për të folur rreth performancës së mamasë së saj në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë.

Ajo është pyetur se si po e shikon rrugëtimin e aktores së njohur dhe se çfarë mendimi ka lidhur me situatat që ajo është përfshirë, ku shumë njerëz e kanë kritikuar.

Tea ka thënë se edhe pse kritikat kanë qenë të shumta, ajo nuk është ndikuar dhe nuk është e mërzitur sepse po shfaqet ajo çfarë e ka quajtur “Monika e vërtetë”.

“Në këtë rast nuk jam mërzitur sepse ajo është Monika e vërtetë që shprehet aty. Është e drejta e çdokujt t’i pëlqejë ose jo.”- ka rrëfyer ajo.

Ndërkohë e pyetur nëse ka patur presion, Tea ka thënë se ka qenë shumë e angazhuar për të ndjerë presionin.

Së fundmi, moderatorja Dojna Mema ka diskutuar lidhur me marrëdhënien e Monikës mes Ilirit dhe Donaldit, duke e pyetur Tean se kë do të preferonte midis tyre, si personi që nxjerr në pah anën më të mirë të Monikës.

“Mendoj që Iliri është shok më i mirë për të, por nuk e kuptoj pse diplomacia e Monikës është konsideruar si një antivlerë apo servilizëm. Është aftësia e saj që di ta mbajë mirë me të gjithë.

Share With:
Translate »
208 Views