Dorina Mema: “Nuk e mbaj mend moshën time, vajzën e kam 15-vjeç”
Vera mbaroi, por fotot e saj ende nuk kanë fund në rrjetet sociale. Ka qenë Bodybuilding Dorina Mema, ajo që na ka kujtuar plazhin me një foto nga pishina, ku ka pozuar me vajzën e saj. Bukuroshja 34-vjeçare shfaqet e veshur me një palë rroba banje trup pink, që i nxjerrin të pasmet e bëshme dhe linjat perfekte. Ndërsa vajza e saj 15-vjeçare, qëndron pas, dhe vështirë se mund të dallohet duke pasur një trup si ai i Dorinës para. Dorina duket se po shijon momente vërtet relaksuese, ndërsa ka vënë në lojë ndjekësit mbi moshën e saj: “Le të flasim për moshën. Vajza ime është 15 vjeç, por nuk e mbaj mend moshën time”.