Dr. Fauci sugjeron që këtë Krishtlindje duhet të bëjmë një “zgjedhje të dhimbshme”

Dr. Anthony Fauci do të bëj një festë të vogël Krishtlindjesh këtë vit, për shkak të pandemisë dhe ai po u bën thirrje amerikanëve të bëjnë të njëjtën gjë.

Fauci, specialisti kryesor i sëmundjeve infektive, tha në një intervistë të fundit me Washington Post, se ai dhe gruaja e tij, Christine Grady, nuk do i takojnë tre vajzat e tyre të rritura për Krishtlindje, për herë të parë në jetë.

“Unë do të jem me gruan time këtë periudhë,” tha Fauci, 79-vjeçar. “Festa e Krishtlindjeve është një festë e veçantë për ne, sepse pragu i Krishtlindjes është ditëlindja ime. Dhe ato nuk do të vijnë në shtëpi. Kjo është e dhimbshme. Nuk na pëlqen kjo gjë, por është vetëm një nga gjërat që do të duhet të pranosh ndërsa kalojmë këtë kohë sfiduese.”

SHBA-ja është duke përjetuar raste rekord të Covid-19

Fauci u lut që amerikanët të merrnin masat e nevojshme paraprake gjatë pushimeve. “Qëndroni në shtëpi sa më shumë që të keni mundësi, mbani larg ndërveprimet  në masën të madhe me anëtarët e familjes,” tha ai. “Nuk mund të jetë si zakonisht këtë Krishtlindje, sepse ne tashmë jemi në një situatë shumë të vështirë, dhe do ta përkeqësojmë, nëse nuk bëjmë diçka për këtë “.

Megjithëse pandemia e vazhdueshme është një “situatë e pazakontë”, Fauci thekson se “nuk do të zgjasë përgjithmonë”.
 
“Ka shumë të ngjarë që me shpërndarjen e vaksinave, ne do të kthehemi në normalitet deri në Krishtlindjen e ardhshme,” tha ai. “Prandaj bëj zgjedhjen dhe mbaje veten dhe familjen tënde të shëndetshme, në mënyrë që të kesh shumë më shumë Krishtëlindje para teje.”

Share With:
Translate »
299 Views